Eskalon mosmarrëveshja në Ranillug, një person theret me thikë

Eskalon mosmarrëveshja në Ranillug, një person theret me thikë

Policia ka arrestuar një person në fshatin Rominjan i Ulët në Ranillug, pasi dyshohet se ka therur me thikë një person

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka goditë me thikë viktimën mashkull kosovar pasi kishin një fjalosje mes vete”, bëhet e ditur në raport.

Po ashtu, policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Vranjë – Serbi ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19