Era Istrefi dekorohet sot nga Presidenti Thaçi

Era Istrefi dekorohet sot nga Presidenti Thaçi

Era Istrefi javën e kaluar mahniti të gjithë me performancën e saj në Rusi.

Ajo bëri mbylljen e Kampionatit “Russia 2018” me këngën zyrtare të Botërorit “Live it up”, në duet me Will Smith dhe Nicky Jam, shkruan lajmi net.

Gjatë gjithë Botërorit vëmendje të madhe mori këngëtarja Istrefi me këngën, që tashmë numëron 106 milionë klikime në kanalin, Youtube.

E për këtë sukses të jashtëzakonshëm të Erës, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do ta dekorojë sot atë me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

 

COMMENTS