Endrit Shala i reagon Vuçiqit i cili tha se Serbia nuk e pranon Limajn si kryenegociator

Endrit Shala i reagon Vuçiqit i cili tha se Serbia nuk e pranon Limajn si kryenegociator

Endrit Shala, anëtari i Kryesisë së Nismës, njëherësh këshilltar i Fatmir Limajt ka reaguar ndaj deklaratës së Vuçiqit, i cili tha se Serbia nuk e do kreun e Nismës si kryenegociator në bisedimet Kosovë-Serbi. Shala ka thënë se Serbia nuk e vendos se kush e udhëheq dhe përfaqëson popullin e Kosovës, shkruan Gazeta Lajm

Shala ia ka rikujtuar Vuçiqit se qeveria e Kosovës ka vendosur për Limajn si udhëheqës të bisedimeve.

“Vuciq duhet ta ketë të qartë se qeveria e Kosovës ka vendosur zotëri Limajn udhëheqës të negociatave nëse Vuciq dëshiron të ketë negociata me Kosovën atëherë ai duhet ta dijë se kryenegociatori i bisedimeve i caktuar nga qeveria e Kosovës është zotëri Limaj”, ka shkruar ai.

Kurse, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq ka thënë se nuk e pranojnë Fatmir Limajn për kryenegociator. Vuçiq ka thënë se 72 orët e fundit kanë qenë të rënda për ta për shkak të presionit ndaj Listës Serbe dhe qeverisë së Serbisë si rezultat i zgjedhjes së Limajt si kryenegociator me Serbinë.

Reagimi i plotë i Endrit Shalës postuar në rrjetin social Facebook:

Tash e sa vite Serbia nuk vendos se kush e udhëheq dhe e përfaqëson popullin e Kosovës. As Vuiqi nuk do ta ketë këtë mundësi asnjëherë. Kosova është shtet, I ka institucionet e veta dhe I përcakton vetë kush e udhëheqë Kosovën dhe nuk mirremi me deklaratat e një ish ministri të Millosheviqit, Në fakt, Vuciq sa ka qenë ministër e zëdhënës i regjimit kriminal të Millosheviqit e ka pas krijuar një ekip të ashtuquajtur shqiptar të ndershëm, që sipas tij, përfaqëson shqiptarët, bile edhe në Rambuje i ka pas në delegacionin serb. Ajo kohë ka përfunduar moti.

Sikurse ne në Kosovë nuk mund të vendosim kush e përfaqëson Serbinë, pavarësisht që në krye të atij shteti është njeriu që ka projektu e zbatu spastrimet etnike në Kroaci, Bosnë e Kosovë. Sigurisht, jo të gjithë kanë aktgjykime të formës së prerë të dënuar për gjenocid e krime kundër njerëzimit nga gjykata ndërkombëtare në Hagë. Pavarësisht, kësaj ne jemi të përkushtuar për dialog, mirëkuptim e paqe me gjithë fqinjët tanë duke respektuar interesat e secilit pa cenuar interesat e shtetit të Kosovës.

Vuciq duhet ta ketë të qartë se qeveria e Kosovës ka vendosur zotëri Limajn udhëheqës të negociatave nëse Vucic dëshiron të ketë negociata me Kosovën atëherë ai duhet ta dijë se kryenegociatori i bisedimeve i caktuar nga qeveria e Kosovës është zotëri Limaj./Lajm.net

Reagim i anëtarit të Kryesisë së Nismës, Endrit Shala, ndaj deklaratës së Vuçiqit.Tash e sa vite Serbia nuk vendos se…

Posted by NISMA Socialdemokrate on Friday, September 7, 2018

 

 

COMMENTS