Elon Musk habit botën me emrin që ia ka vënë të birit të sapolindur

Elon Musk habit botën me emrin që ia ka vënë të birit të sapolindur

Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk, ka tërbuar fansat teksa duket se të birit të sapolindur i ka vënë për emër “X Æ A-12”.

48-vjeçari tha se orët e para të mëngjesit të sotëm ai dhe partnerja Grimes, 32 vjeçe kanë mirëpritur një djalë.

Pyetjes së fansave se si do ta quanin beben e tyre, pas njëfarë hezitimi, ai iu përgjigj: X Æ A-12 Musk.
Megjithse deri tani nuk duhet nëse Elon e ka seriozisht me këtë zgjedhje, kjo nuk ndaloi ndjekësit e tij të nisnin të tentojnë shqiptimin.

Disa nga fansat u shprehën se simbolet i referohen “X Ash Archangel” pasi sipas tyre A-12 i referohet një avioni luftarak të prodhuar nga Lockheed, të quajtur “Archangel” (Krye-engjëll).

Disa opsione të tjera të përmendura ishin Sasha Archangel, Aoife apo Xeo.

Elon e Grimes nuk kanë konfirmuar se cfarë emri do të vendosin, por këngëtarja ka thënë më parë se dëshiron që fëmija të zgjedhë çfarëdo emri apo gjinie të dojë.

Milioneri i lindur në Afrikën e Jugut nisi historinë me këngëtaren e pazakontë gjatë një darke në 2018 dhe ky është fëmija i tyre i parë.

Elon ka gjithashtu pesë fëmijë të tjerë nga marrdhënie të mëparshme: Damian, Griffin, Xavier, Saxon e Kai. Ai ka humbur tragjikisht një fëmijë gjatë lindjes nga sindroma e vdekjes foshnjore.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19