Ekspertët paralajmërojnë shembjen e akullit në majën “Mont Blanc”

Ekspertët paralajmërojnë shembjen e akullit në majën “Mont Blanc”

Autoritetet italiane i kanë mbyllur rrugët që dërgojnë në majën më të lartë të Evropës dhe i kanë larguar njerëzit nga shtëpizat malore pasi ekspertët paralajmëruan se një pjesë e akullit dhe borës në “Mont Blanc” mund të shembet.

Zyrtarët thanë se rreth 250 mijë kubikë akull janë në rrezik të shkëputen nga akullnaja “Planpincieux” në majën “Mont Blanc”.

Kryetari i qytezës Courmayeur tha se ngrohja globale është duke e ndryshuar gjenden e këtij mali.

Ndryshe, masivi malor “Mont Blanc” është vargu më i lartë i maleve në Evropën Perëndimore. Ky masiv i ka 11 maja që janë më të larta se 4 mijë metra të lartësisë mbidetare. Ato ndodhen në Francë dhe Itali dhe tërheqin qindra mijëra turistë çdo vit.

Të martën, kryetari i një qyteze italiane, e cila ndodhet afër kësaj maje, e nënshkroi urdhrin për mbylljen e rrugëve në pjesën italiane të malit pasi ekspertët thanë se një pjesë e akullnajës është duke rrëshqitur me shpejtësi prej 50-60 centimetrash në ditë.

Ai tha se nuk ka rrezik për zonat e banuara apo qendrat turistike, por njerëzit duhet të largohen nga shtëpizat malore si masë parandaluese. Ky zyrtar tha: “Kjo fenomene edhe një herë tregojnë se si mali po i nënshtrohet një periudhe të ndryshimit të madh për shkak të faktorëve klimatikë dhe për këtë arsye është shumë i ndjeshëm”, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

 

COMMENTS