Ekspertët: Pandemia po shkakton ankth e depresion

Ekspertët: Pandemia po shkakton ankth e depresion

Krahas kujdesit për tu mbrojtur nga koronavirusi qytetarët duhet kenë parasysh rëndësinë që ka shëndeti mental.

Kjo është edhe porosia e ekspertëve ndersa që në këtë kohë pandemie të njerëzit të kujdesen për veten dhe familjen duke mbajtur maskat, përderisa thonë se ashpërsimi i masave rrit ankthin e depresionin dhe mund të krijohet një situatë e pamenaxhueshme.

Drejtori i Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë, Sami Rexhepi thotë se numri i vjedhjeve mund të rritet dhe të krijohet një mjegull në popull.

Rexhepi thotë se ankthi në këtë kohë është i lartë dhe për këtë ai ka kërkuar nga mediet që të kenë kujdes me titujt bombastik, ngase situata mund të bëhet e pamenaxhueshme.

Në këtë sipas Rexhpit ndihma nga neuropsikiatri është shumë e nevojshme, prandaj thotë ai është përgjegjësi e gjithsecilit të kontribuojë në këtë luftë.

Nderkaq Psikologia, Rrezarta Sadiku në një intervistë po vlerëson se pandemia ka ndikuar negativisht në shëndetin mental të popullatës.

Tutje, ajo tha se me lirim e masave në fazën e dytë njerëzit fituan lirinë psikologjike e cila ndikoi që në aspektin fizik të rrezikohemi.

Sadiku tha se dhuna në familje në fazën e parë ka qenë shumë prezente duke marrë parasysh kufizimet.

Sipas saj, pandemia ka hedhur në pah ato problemet në familje dhe realitetin brenda tyre, duke lënë edhe pasoja të mëtutjeshme.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19