Ekspertët japin alarmin për sëmundjen e rrallë që po prek fëmijët: Shfaqet pas Covid-it

Ekspertët japin alarmin për sëmundjen e rrallë që po prek fëmijët: Shfaqet pas Covid-it

Mediat britanike shkruajnë se deri në 100 fëmijë në javë po shtrohen në spital me një sëmundje të rrallë që mund të shfaqet disa javë pas COVID-19, duke i lënë ata në kujdes intensiv.

75 për qind e fëmijëve të prekur më keq nga sindroma inflamatore pediatrike me shumë sisteme (PIMS) ishin pakica e njerëzve me ngjyrë, ata aziatikë ose nga pakica etnike (BAME).

Kur PIMS u shfaq në valën e parë të pandemisë, kjo shkaktoi konfuzion midis mjekëve, shqetësim midis udhëheqësve të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) dhe alarm midis prindërve.

Fillimisht mendohej se ishte sëmundja Kawasaki, një gjendje e rrallë që prek kryesisht të porsalindurit dhe foshnjat.

PIMS është e njohur si një sindromë e veçantë, e re post-virale që një në 5,000 fëmijë e merr rreth një muaj pas COVID-19, pavarësisht nëse kishte simptoma.

Sëmundja shpesh përfshin skuqje, një temperaturë deri në 40 gradë Celsius, presion të ulët të gjakut në mënyrë të rrezikshme dhe probleme të barkut, dhe në raste serioze simptomat janë si ato të shokut toksik.

COMMENTS