Ekskluzive: Rritet NISMA Socialdemokrate nga sot me 8 Deputet në Kuvendin e Kosovës

Ekskluzive: Rritet NISMA Socialdemokrate nga sot me 8 Deputet në Kuvendin e Kosovës

Nismës Socialdemokrate nga nesër pritet t’i bashkohen dy deputetë. Burime të ‘Indeksonline’, brenda partisë së

Fatmir Limajt bëjnë më dije se nesër në mëngjes Grupit Parlamentar të Nismës pritet t’i bashkohen dy deputetë.

Kësisoj, Nisma  nga gjashtë deputetë sa ka aktualisht do të numëroj tetë përfaqësues të popullit.

“Tani për tani nuk mund të zbuloj se për cilët deputetë bëhet fjalë, por ajo që dihet është se nesër qysh në mëngjes do të bëhet zyrtarizmi i këtyre dy deputetëve që i bashkohen Nismës”, ka thënë një burim i sigurte i Nismës në kushte anonimiteti për ‘Indeksonline’.

Nisma ditë më parë ka mbajtur Kuvendin e Dytë të Punës.

Kjo parti përveç postit të zëvendëskryeministrit udhëheq me tri ministrinë në qeverinë e Kosovës.

COMMENTS