Ekonomia gjermane pëson rënie

Ekonomia gjermane pëson rënie

Ekonomia gjermane mbetet në gjendje të mirë, pavarësisht një rënieje të lehtë në fillim të tremujorit aktual, sipas raportit mujor të bankës qendrore, Bundesbank në Frankfurt.

Sipas Bundesbank, rënia në ekonominë gjermane ka qenë në një fazë të përkohshme dobësie, e shkaktuar nga reduktimet e prodhimit në sektorin e automjeteve, që po përgatitej për standardet e reja të ndotjes, në fuqi që prej 1 shtatorit, për automjetet e reja në të gjithë Bashkimin Europian.

“Sapo problemet e tranzicionit në sektorin e automobilave të kapërcehen, ritmi i përgjithshëm i rritjes ekonomike mund të rritet përsëri në mënyrë të konsiderueshme”, deklaroi Bundesbank.

 

 

COMMENTS