Ekografia identifikoi se shumë pacientë të infektuar me Covid-19 rezultuan me dëmtime në zemër

Ekografia identifikoi se shumë pacientë të infektuar me Covid-19 rezultuan me dëmtime në zemër

Efekte anësore janë vërejtur nga skanimet me ultratinguj të pacientëve të infektuar me covid-19.

Studiuesit zbuluan se një numër i konsiderueshëm i pacientëve të hospitalizuar kishin dëmtime në zemër shkruan CNN.

Fal skanimeve me ultratinguj, mjekët kanë filluar trajtimin e hershëm për t’i ndihmuar pacientët që të rikuperohen nga këto efekte anësore si pasojë e covid-19.

“Identifikimi i hershëm i anomalive strukturore mund të ndikoj në trajtime më të përshtatshme, duke përfshire antikoagulimin dhe qasjet e tjera për pacientët e hospitalizuar”, tha Dr.Valentin Fuster.

Fuster, së bashku me kolegët e tij, vëzhguan 305 pacientë të infektuar me covid-19 në Neë York dhe Itali.

Gati dy të tretat e tyre, 190 pacientë, kishin dëmtime strukturore të zemrës, raportoi ekipi në Journal of the American College of Cardiology.

Regjistrimet treguan se 118 pacientë tashmë kishin dëmtime në zemër kur u pranuan dhe 72 të tjerë zhvilluan dëmtimet ndërsa ishin duke marrë trajtimin në spital.

 

COMMENTS