Ekipi kosovar në një vazo me atë serb në shortin e UEFA-s

Ekipi kosovar në një vazo me atë serb në shortin e UEFA-s

Shorti për Ligën e Kampionëve në futsall do të hedhet sot dhe UEFA ka bërë publike ekipet pjesëmarrëse në short sipas vazove, ku janë ranguar ato, bazuar në koeficientin e rangimit.

Shtëpia evropiane futbollit ka njoftuar se 57 ekipe do të marrin pjesë në shortin e Ligës së Kampionëve në futsall dhe 34 klube, ndër të cilat edhe përfaqësuesi i Kosovës Feniksi, do të marrin pjesë në kualifikime për këtë garë.

Feniksi ëhstë në të njëjtën vazo me ekipin serb Ekonomac nga qyteti Kregujevac dhe UEFA dhe sipas procedurës këto dy ekipe pritet të hyjnë në short ndaras meqë janë në grupin e nikoqirëve dhe Ekonomac është bartës i dytë i grupit, kurse Feniksi bartës i katërt dhe i fundit.

Sidoqoftë, në njoftimin e UEFA-s thuhet se ka vendim vetëm për parandalimin e takimeve ndërmjet ekipeve nga Rusia dhe Ukraina dhe jo për ekipet e shteteve tjera.
Short do të hedhet në ora 14:15 dhe Insporti do të ju transmetojë detajet nga kjo ngjarje, në kohë reale.

 

 

COMMENTS