Ekipi i ngujuar në shpellë në Tajlandë merr ndihmën e parë mjekësore dhe ushqim

Ekipi i ngujuar në shpellë në Tajlandë merr ndihmën e parë mjekësore dhe ushqim

12 djemtë dhe trajneri i tyre i futbollit të cilët kanë mbetur të ngujuar në një shpellë në Tajlandë kanë marrë ndihmën mjekësore të parë dhe ushqim pas dhjetë ditësh.

Shtatë zhytës, duke përfshirë edhe një mjek dhe një infermiere, i janë bashkuar grupit brenda shpellës në veri të Tajlandës, vendi ku djemtë u gjetën të gjallë ditën e hënë.

Ekipet e shpëtimit tani janë duke shikuar mënyrën më të mirë që të nxjerrin në mënyrë të sigurt këtë ekip nga shpella.

Nivelet e ujit janë rritur më shumë pas reshjeve dhe besohet se shumica e këtyre djemve nuk dinë not, kështu duke vështirësuar edhe më shumë rrugën e shpëtimit.

Nga ushtria e Tajlandës kanë bërë të ditur se djemtë do të duhej të mësojnë zhytjen apo të presin katër muaj derisa niveli i ujit të bie, gjë që nënkupton se ushqimet duhet t’ju dërgohen vazhdimisht.

 

COMMENTS