Edhe në PDK ka rezerva për shkarkimet e Veselit – janë të vonuara, thotë Mustafa

Edhe në PDK ka rezerva për shkarkimet e Veselit – janë të vonuara, thotë Mustafa

Vendimi i Kadri Veselit për të shkarkuar pjesëtarët e partisë së tij ka nxitur shumë reagime.

Madje reagime ka pasur edhe brenda partisë të cilën drejton vet Veseli.

Nehat Mustafa, anëtarë i PDK-së në emisionin Frontal në T7 ka thënë se ka kohë që nuk merr pjesë në votimin e brendshëm të strukturave.

Sipas tij vendimi i kryetarit të partisë të cilës i përket është vendim që është dashur të bëhet kohë më parë.

“Ky vendim i Veselit është dashur të merret më herët sepse njerëzit është dashur vet të largohen dhe të mos jenë madje as pjesë e konventës. Shumë prej tyre duhet me u largu edhe prej listës së këshillit drejtues. Këtu mund të jenë të përshirë edhe kryetarët e komunave ku janë kryetar të PDK, duhet të qartësojmë se kush do largohet e kush jo”, ka thënë Mustafa.

Bekim Kabashi analist e njohës i rrethanave politike ne këtë emision ka thënë se veprimet e Veselit kanë lënë për të dëshiruar se kush nga cila pozitë do largohet.

“Në qeveri kemi persona të emëruar, tek të zgjedhurit është situate pak më ndryshe. Sepse kryetari I komunës por edhe deputeti marrin besimin e qytetarëve. Në këtë rast ndoshta ka të bëjë më shumë për ministria e zv.minsitra. Por kjo s’do diskutim ky është hap shumë I mirë e duhet të ndjekin shembullin e Veselit”, ka thënë ai.

Pavarësisht vonesës, Kabashi ka thënë se është hap i mirë.

“Presioni I mediave bëri që Veseli të dal me këtë vendim. Me shumë të drejtë kanë kërkuar prej Kadri Veselit të mbaj fjalën”, ka thënë Kabashi.

E anëtari i PDK-së në Ferizaj, ka thënë se Veseli dallon nga të tjerët.

“Deri tash kemi parë që në skenën politike vetëm ai që ka moral është Kadri Veseli. Shqetësuese është morali që po e shpërndajmë si parti, sepse për të njëjtit që janë shkarkuar ka kohë që kanë emrin e përlyer”, ka thënë Mustafa.

 

COMMENTS