Edhe Lazio në garë për shërbimet e Shaqirit

Edhe Lazio në garë për shërbimet e Shaqirit

Lazio është gati për ta sfiduar Liverpoolin për të nënshkruar me anësorin e Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri

Kosovari nuk është i huaj për Serie A, pas që kishte luajtur për Interin nga janari deri në qershor të vitit 2015, por në qershor ishte larguar.

Sipas Calciomercato.it, ai do të këtë edhe një mundësi pasi që Lazio është i interesuar për të.

Çmimi prej 15 milionë euro bën që Liverpooli të prin kundër Lazios për shërbimet e tij.

Shaqiri është vetëm 26 vjeçar dhe gjatë Botërorit në Rusi shënoi një gol dhe bëri një asist në katër paraqitje për Zvicrën.

Edhe paga prej tre milionë eurosh mund të jetë pak problem për Lazion.

Sezonin e kaluar, Shaqiri shënoi tetë gola dhe bëri shtatë asistime në 36 paraqije në Premier Ligë.

COMMENTS