Eden Hazard alarmon Chelsean dhe Real Madridin me deklaratën e fundit

Eden Hazard alarmon Chelsean dhe Real Madridin me deklaratën e fundit

Eden Hazard ka thënë se për të ardhmen e tij do të vendos në fund të sezonit, mes lidhjeve të vazhdueshme për të kaluar te Real Madrid.
Kontrata e Hazard me Chelsea përfundon në vitin 2020, dhe ylli belg mbetet pjesë e spekulimeve për një kalim te kampionët e Ligës së Kampionëve.

Anësori pak ditë më parë deklaroi se shpreson të bëhet një legjendë e Chelsea, duke ndjekur rrugën e John Terry, Didier Drogba dhe Frank Lampard.

Por, me gjithë këto deklarata, 27 vjeçari ka thënë se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

“Unë jam i fokusuar vetëm në fushë”, ka deklaruar Hazard kur është pyetur për të ardhmen, përcjell ‘lajmi.net’.

“Do të shohim në fund të sezonit”, ka shtuar Hazard, që në fanellën e Chelsea ka shënuar 101 gola./Lajmi.net/

 

COMMENTS