E vërteta e frikshme që fshihet pas mishit të skuqur të pulës

E vërteta e frikshme që fshihet pas mishit të skuqur të pulës

Është një nga ushqimet më të njohura në botë, por duket se të hash mish pule të skuqur mbart disa rreziqe shqetësuese.

Një studim i ri ka zbuluar se ushqimi i skuqur thellë, duke përfshirë pulën dhe peshkun, rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Studiuesit nga Universiteti i Iowas gjetën ushqimet e skuqura rrisin rrezikun e vdekjes me 8%, krahasuar me ata që nuk konsumojnë ushqime të tilla.

Ajo që është shqetësuese, është se studimi i publikuar në British Medical Journal (BMJ), gjeti lidhje veçanërisht të forta me pulën dhe peshkun e skuqur.

Studimi zbuloi se një ose më shumë kofshë pule të skuqura ishin të lidhura me një rrezik prej 13% më të lartë të vdekjes që kanë të bëjnë me shkaqet dhe 12% më të lartë të vdekjes që lidhen me zemrën për shkak të ushqimeve të skuqura.

 

COMMENTS