E tmerrshme: Ylli i Nigerisë luajti kundër Argjentinës duke e ditur se ia kishin rrëmbyer babanë

E tmerrshme: Ylli i Nigerisë luajti kundër Argjentinës duke e ditur se ia kishin rrëmbyer babanë

Kapiteni i Nigerisë, John Obi Mikel, luajti në ndeshjen kundër Argjentinës të martën e kaluar duke e ditur se babai i tij ishte kidnapuar, por nuk i tregoi askujt për këtë sepse ishte paralajmëruar se nëse do t’i informonte autoritetet, atëherë babai i tij do të vritej.

Mikel tha për KweseESPN se ai e pranoi një thirrje nga kidnapuesit katër orë para fillimit të ndeshjes me Argjentinën, të cilët ia kishin kërkuar 24 mijë euro për t’ia rikthyer të gjallë babanë, transmeton Gazeta Express.

Babai i Mikelit është shpëtuar nga policia e Nigerisë. Ai ishte torturuar gjatë kohës sa ishte i kidnapuar. Menjëherë pas gjetjes ai është dërguar në spital dhe ia janë bërë disa qepje në trup pas lëndimeve që kishte marrë.

Obi Mikel nuk i kishte treguar askujt, as trajnerit të tij, duke e mbajtur sekretin në vete deri pas përfundimit të ndeshjes.

“Isha i hutuar. Nuk e dija se çfarë të bëja, por në fund e kuptova se nuk mund t’i lë poshtë 180 milionë nigerian”, tha Mikel.

“Më duhej që ta heqja nga koka dhe të luajë ndeshjen fillimisht. Më thanë se do ta vrisnin babanë tim nëse do ta lajmëroja ndokënd”.

“Dhe nuk doja që t’i tregoja trajnerit sepse nuk dëshiroja që problemi im të jetë problem për trajnerin dhe skuadrën time në një ndeshje aq të rëndësishme. Aq sa doja t’i tregojë trajnerit, prapë nuk mundja ta bëja”.

Nigeria humbi kundër Argjentinës me rezultatin 2-1 dhe u eliminuan nga Botërori. Mesfushori fluturoi për në shtëpi në Angli menjëherë për t’u marrë me situatën.

Njoftimin për gjetjen e babait të Mikelit e ka bërë policia e Nigerisë përmes Twitterit, dhe pastaj Obi Mikel e sqaroi rastin për media.

Kjo është hera e dytë që babai i tij është kidnapuar. Hera e parë ishte në vitin 2011, ku u lirua pas 10 ditëve.

 

COMMENTS