E tmerrshme: 23-vjeçarja pëson lëndime të rënda te punishtja në “Pejton”, babai i saj e kishte parashikuar ngjarjen

E tmerrshme: 23-vjeçarja pëson lëndime të rënda te punishtja në “Pejton”, babai i saj e kishte parashikuar ngjarjen

Një 23-vjeçare, nga Prishtina, ka pësuar lëndime të rënda trupore, në një punishte në lagjen “Pejton” të kryeqytetit. mbrëmjen e së martës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, me ç’rast janë konstatuar lëndime në këmbë, duar e brinjë.

Lëndimi kishte ndodhur derisa 23-vjeçarja ishte rrëzuar në litarin nivelizues të vendosur nga kompania që po kryen ndërtime atje, litar ky që është i padukshëm natën.

Për koicidencë, alarmin se dikush mund të pësojë pikërisht në këtë punishte e kishte ngritur rreth 10 ditë më parë babai i vajzës që pësoi aksident, Besim Krasniqi.

E 10 ditë më vonë, Besim Krasniqi lajmëroi përmes Facebook-ut se njëri nga fëmijët e tij ka pësuar lëndime. Ai e ka raportuar rastin në Polici, ndërsa ka ftuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe Inspektoratin e Komunës që të mbajnë përgjegjësi.

“Nuk kaluan as 10 dite prej postimit tim lidhur me zhagitjet dhe punen jo profesionale ne qytezen Pejton si dhe pytja ime per Shpend A. Ahmeti se cka do te thoshte Shpendi nese dikush vdes apo aksidentohet ne pusetat e hapura , sinjalizimi jo adekuat per rrezikun ne punishte ,puna joprofesionale , zhagitja tej mase e Kompanis” G….shi” si dhe mosveprimi adekuat i inspektoriatit te komunes dhe terri total ne lagjen tone!!?.. Keshtu qe si rezultat i neglizhences dhe papergjegjesis tuaj….Sonte ne oret e vona nji nga femijet e mi pesoi lendime mu ne kete punishte -per te cilat lendime u deshte te merte tretman mjekesor.Ngjarja eshte raportuar ne Polici dhe sipas policit kujdestar neser do te informohet inspektoriati komunal dhe varesisht nga ta do te ju nderpritet apo lejohet zhvillimi puneve te metutjeshme !! ?? Nuk po paragjykoj deri neser…te presim. (Shtetin ligjor!)”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

 

COMMENTS