E papritur: Buffon transferohet te Barcelona

E papritur: Buffon transferohet te Barcelona

Mund të duket pak e çuditshme, por Gianluigi Buffon përkundër moshës së shtyrë do të vazhdojë të luajë në nivele të larta në Evropë.

Portieri italian është larguar nga Paris Saint Germina, pas një sezoni të kaluar me kampionët e Francës.

Edhe pse 41 vjeçar, Buffon është në kërkim të një aventure të re, para se të bëhet gati t’i jap fund karrierës.

Nga Spanja ka lëvizje që çojnë portierin te Barcelona.

Është ‘Sport.es’ që jep lajmin për kalimin e mundshëm të Buffon te Barcelona, si zëvendësues i Jasper Cillassen, i cili dëshiron të largohet, për të mos qëndruar portieri i dytë i katallanëve pas Andre Ter Stegen.

Buffon te Barcelona, do të ishte portieri i dytë, duke pritur mundësitë për të zëvendësuar Ter Stegen, sa herë që gjermani nuk paraqitet./Lajmi.net

 

COMMENTS