E paparë në Tiranë! Ndalon makinën para Kryeministrisë dhe i bie papushim borisë!

E paparë në Tiranë! Ndalon makinën para Kryeministrisë dhe i bie papushim borisë!

Një person ka ndaluar automjetin e tij para godinës së kryeministrisë në Tiranë, dhe ka nisur t’i bjerë borisë së makinës në mënyrë të pandërprerë.

Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, dhe ende nuk dihet se kush është personi që e ka ndërmarrë këtë veprim dhe qëllimi që ai ka pasur.

Video është postuar në rrjetet sociale dhe është përhapur me shpejtësi duke ngjallur habi se si mund të ndodhë diçka e tillë para Kryeministrisë.

Së fundi në Tiranë kanë ndodhur protesta të shumta, sa i përket projektit të Unazës së Madhe, por edhe së fundi, sot, nga studentët të cilët dolën kundër një vendimi të qeverisë për tarifat vjetore në Universitete. Nuk dihet nëse kjo revoltë qytetarë lidhet me ndonjë kauzë të veçantë.

 

 

COMMENTS