Dyshohen tre raste në Elbasan me variantin e ri britanik të Covid

Dyshohen tre raste në Elbasan me variantin e ri britanik të Covid

Rastet e shumta të të rinjëve të infektuar me Covid, ka rritur dyshimet se varianti i ri i Covid mund të ketë arritur prej kohësh në Shqipëri.

Në Elbasan dyshohet për tre raste me mutacionin britanik. Burime bëjnë me dije se tamponët e marrë janë dërguar në Gjermani dhe gjatë javës pritet përgjigja.

Rezultati i tamponëve do të zbulojë nëse ka mbërritur apo jo varianti britanik i koronavirusit në vendin tonë.

Prej ditësh situata e pandemisë në vend është përkeqësuar. Çdo ditë janë raportuar mbi 1 mijë raste të reja dhe shifër e lartë viktimash.

Për rrjedhojë, Komiteti i Ekspertëve njoftoi sot masat e reja shtrënguese që do të hyjnë në fuqi ditën e nesërme. Lëvizja e qytetarëve do të ndalohet nga ora 20:00 deri në 06:00, deri në 25 shkurt. Në këtë fashë orari do të jenë të mbyllura edhe baret dhe restorantet.

COMMENTS