Dy vite e dhjetë muaj burg efektiv të akuzuarit B. A

Dy vite e dhjetë muaj burg efektiv të akuzuarit B. A

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. A. në kohëzgjatje prej dy (2) vite e dhjetë (10) muaj burgim.

I akuzuari B. A., me datë 11.04.2018 në ora 20:30 minuta në fshatin Petrovc, Komuna e Kamenicës me qëllim të privimit nga jeta e ka goditur njëherë me brisk në kraharor të dëmtuarin G. K., i cili është dashur të marr ndihmën mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit dhe pastaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me këto veprime ka kryer veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

 

COMMENTS