Dy vëllezër nga Kosova nën rrënoja të një hoteli janë gjallë, kanë kontaktuar me familjen

Dy vëllezër nga Kosova nën rrënoja të një hoteli janë gjallë, kanë kontaktuar me familjen

Mediat shqiptare raportojnë se nën rrënojat e këtij hoteli dyshohet se ka edhe persona nga Kosova të cilët kanë qenë në këtë hotel, pasi afër hotelit është një veturë me targa nga Kosova.

Por lajmi i mirë është se ata janë gjallë pasi kanë kontaktuar me vëllanë e tyre në Kosovë. Ka qenë pronari i hotelit i cili ka shpëtuar ka konfirmuar se ka persona nën rrënojat e hotelit që u rrëzua.

Nga tërmeti i parë deri tani sipas raportimeve nga mediat e Shqipërisë kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërkaq të lënduar janë 150 të tjerë.

Po ashtu raportohet për dëme të mëdha materiale.

 

COMMENTS