Drejtuesit e Juves nisen për Madrid

Drejtuesit e Juves nisen për Madrid

Mediat në Itali raportojnë se pas pak, drejtuesit e Juves, Beppe Marotta e Fabio Paratici do të nisen për Madrid.

Pas një takimi të përbashkët mes presidentit Andrea Agnelli me drejtuesit dhe trajnerin Allegri, të cilit ia kanë ndërperë pushimet, Mediaset raporton se Marotta e Paratici janë gati të nisen për në Madrid.

Nisja do të bëhet me avion privat.

Atje pritet që të përfundohet marrëveshja me Realin për Ronaldon, që pritet të kapë shifrën e 100 milionë eurove, kurse flitet se Juve tashmë ka marrëveshje me lojtarin, i cili do të paguhet hiç më pak se 30 milionë euro në sezon.

 

COMMENTS