Drejtësia, barometri kryesor i demokracisë në një shtet

Drejtësia, barometri kryesor i demokracisë në një shtet

Nga: Dervish Alimi

Barazia përpara ligjit është fundamenti kryesor i një shteti qe veten e quan demokratik dhe modern. Që nga krijimi i njerëzimit ka pasur njerëz të privilegjuar të klases sunduese, në fillim skllavopronare, pastaj feudale dhe në fund kapitaliste. Sistemi socialisht që pretendonte t’i bënte të gjithë të barabartë përpara ligjit në aspektin social dhe ekonomik, u dëshmua të ishte utopi, sepse nuk e pati parasysh faktorit e natyres së llojlloshme të njeriut, i cili mund të këtë lindur “tabula rasa” dhe i barabarte fiziologjiisht, por nuk rritet dhe zhvillohet në menyrë të barabartë, falë kushteve dhe rrethanave të pabarabarte sociale dhe ekonomike. Prandaj ekzistojnë klasifikime në bazë të edukimit, shkathtësisë individuale, por edhe sipas perkatësisë sociale, gjegjësisht shkallës së pasurise materiale familiare. Pikërisht ky shkallëzim social në shtresa të pasura, të mesme dhe të varfëra i bën ata të pararabartë përpara shtetit dhe ligjit, edhepse në parim të gjithë njerëzit janë të barabartë përpara organeve të drejtësisë. Megjithate, dënimet nuk vlejnë njësoj për të gjithë, ashtu siç është e parashikuar me ligj, në kuptimin se ligji vlen njësoj për te gjithë, dhe askush nuk mund t’i shmanget dënimit me burg, duke e zëvendësuar vuajtjen e tij me dënim me të holla, apo më dënime më të lehta në kuptimin e dhënies së kontributit me vepra ta bamirësisë sociale dhe te ngjashme. Kjo drejtesi selektive kryesisht në baza klasore në Maqedoninë e Veriut reflektohet edhe në baza nacionale, ku bëhet diferenca në aspektin e shqiptimit të dënimit maksimal për shqiptaret dhe atij minimal për të tjerët. Kjo nënkupton se hapësira kohore ligjore e dhënë për vlerësimin e lirë të gjykatësit, shfrytëzohet në minimum për “kriminelët e vegjel” gjegjesisht maqedonasit, ndarsa në maksimum për ‘kriminelet e mëdhenj” gjegjesisht shqiptarët. Prandaj burgjet në Maqedoni janë i vetmi instuticion ku shumicën absolute e përbëjnë shqiptarët, fale edhe institutit të paraburgimit të zakonshëm për shqiptarët e “rrezikshëm për shtetin” dhe të paraburgimit të munguar për të tjerët, të cilet mjaftojne vetëm të humbin vetedijën dhe t’u rrezikohet shëndeti ne paraburgim, që t’u shqiptohet masa e sigurisë, si burgu shtëpiak, marrja e pasaportës, apo paraqitja e rregullt në polici, edhepse dëmi i shkaktuar material për buxhetin e shtetit dhe ekonominë e vendit është shumëfish më i madh, se sa dëmi i pakonsiderueshëm material që e shkaktojnë keqbëresit shqiptarë. Prandaj, sot kryeresi i veprës penale ështe i falur nga shteti falë përkatësisë politike apo shërbimit të votës së dhënë në parlament, ndërsa ‘bashkëpunëtori fiktiv’ i cili vetëm e ka kryer obligimin qytetar (denoncimin e vepres penale) apo detyrën e vet zyrtare, sot ndqet penalisht apo është në burg, sepse nuk i ka parashikuar pasojat e dëmshme politike, shkaku i publikimit te incizimeve te paligjshme apo dhënies së çelësit personit të pautorizuar, edhepse ai ishte bashkëorganizator i atyre që i kanë shkaktuar pasojat materiale me rrezikshmëri të lartë për rendin dhe qetësinë publike. Pikërisht diskriminimi nacional dhe ndarja e drejtësise selektive në bazë të perkatesisë sociale, nacionale dhe politike është shkak i mjaftuëshem dhe i vetëm për realizimin e Vetingut te gjykatësve dhe prokurorëve, si hapi më i domosdoshëm i reformimit të gjyqësisë. Pa reforma në gjyqësi, Maqedonia e Veriut vetëm mund të ëndërrojë për kredibilitetin e saj të parimit te sigurisë juridike, sepse Unioni Europian nuk do të lejojë kurrë që dikush t’i eksportojë dhe t’i katapultojë problemet dhe te palarat në territorin e tij, ku kryefjala e ndarjës së pushteteve ështe imuniteti politik dhe akademik që e gëzon gjykatësi karshi dorës së gjatë të pushtetit ekzekutiv, dhe jo si tek ne ku situata është realisht krejtësisht e kundërt!

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19