Dorëhiqet Bordi i Telekomit

Dorëhiqet Bordi i Telekomit

Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës ka dhënë dorëheqje pas vendimit për tërheqjen e 26 milionë euro nga llogaria e kompanisë publike. Milionat e Telekomit kanë shkuar në llogari të kompanisë “Dardaphone.net” të Blerim Devollit.

Ja letra e plotë e dorëheqjes:

I nderuari z. Ministër,

Ne si Bord jemi emëruar nga Qeveria e Republikes së Kosoves me obligim fiduciare që të kujdesemi dhe mbrojme interesin e Telekomit. Më lejoni të potencoj se Telekomit i janë bllokuar llogaritë bankare nga një kontratë që e ka zanafillen ne vitin 2008. Kjo kontratë që nga fillimi është përciellur me skandale, asnjëherë nuk ka qenë e dobishme, për më tepër kjo kontratë ka qenë shumë e dëmshme për Telekomin. Gjithashu, kjo kontratë ka qenë objekt i hetimit parlamentar.

Jemi të pranishëm ketu, me të vetmin qëllim, përmbushjen e obligimit fiduciar e që në këtë moment është kërkesa jone ndaj Jush, që të ndërmerrni hapat adekuat për zhbllokimin e llogarive të Telekomit sa më parë. Sa i përket obligimeve të dala nga vendimet e Arbitrazhit, si rrjedhojë e kësaj kontrates, me lejoni të potencoj që unë si pçrfaqësues i Telekomit, në emër të Bordit, dua t’ju informoj se Telekomi e konteston këtë borxh, kemi marrë dhe do të marrim masa të mëtutjeshme ligjore për kontestimin e këtij borxhi. Ne si Telekom do të përdorim të gjitha rrugët legale pëë te kërkuar kompenzimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo kontratë. Prandaj, jam këtu me ftesën Tuaj vetëm për një qëllim: të kërkojë nga Ju si aksionar dhe egzekutiv i Republikes që Ju të merrni hapat adekuat për zhbllokimin e llogarive të Telekomit. Po e potencojmë,se ne e kontestojme këtë borxh të dalur nga kjo kontratë. Ne fuqishëm besojmë se kjo kontratë ka qenë e dëëshme per Telekomin. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e: (i) veprimeve në të kaluarën nga ish-drejtuesit e Telekomit (ish-PTK), të cilët nuk e kanë mbrojtur interesin e ndërmarrjes dhe (ii) neglizhencës ndër vite të aksionarit për të mbrojtur interesin e korporates. Nuk mundeni dhe as nuk duhet të prisni që ne drejtuesit e Telekomit të merremi me një borxh të cilin e kontestojmë dhe që është pasojë e veprimeve jo të duhura, apo mosveprimeve të 10 viteve të fundit. Prandaj, për të përmbyllur fjalimin tim, në emër të Bordit, konsideroj se cdo diskutim i mëtejmë në këtë përberje është i panevojshëm sepse nuk i kontribuon interesave t korporates. Interes i vetëm i koorporatës në këtë moment është zhbllokimi i llogarive bankare.” Edhe përkundër takimit të sotëm me Kryeministrin, pasdite Telekomi është njoftuar se është bërë kërkesa në njërën nga bankat nga përmbaruesi për tërheqjen e mjeteve nga llogaria e Telekomit. Të nderuar punëtorë të Telekomit, të nderuar qytetarë të Republikes së Kosovës, Siç mund të kuptoni nga qendrimi ynë në takimin e sotëm, ne kemi një këndvështrim ndryshe prej Aksionarit. Prandaj, duke marrë parasysh se pozita e Bordit të Drejtorëve është kryekeput e bazuar në besimin e dhënë nga Aksionari, ne anëtarët e Bordit të Përkohshem të Drejtorëve të Telekomit besojme fuqishem se në rrethana kur ekziston diskrepanca në mes te Aksionarit dhe atyre të cilëve ju është falur besimi, atëherë ekzistojnë dy opsione: e para, mundësia e përafrimit të qëndrimeve të dy palëve (Aksionar dhe Bord), dhe e dyta, ndryshimi i qëndrimit të njërës nga palët (Aksionar ose Bord). Ne konsiderojme se për këtë rast, pa angazhimin e Aksionarit nuk ka zgjidhje, mirëpo diskrepanca qëndron në këndvështrim. Prandaj, në rrethana të tilla të cilat na e pamundësojnë ushtrimin e detyrave fiducaire, ne e vlersojmë se dorehëqeja e parevokueshme është obligim fiduciare. Të nderuar punëtorë, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Na lejoni t’ju njoftojmë se ne anëtarët e Bordit të Përkohshem të Drejtoreve të Telekomit të Kosovës Sh.a e kemi njoftuar Ministrin e linjës dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës për dorëheqjen tonë të parevokueshme. Ne i falenderojmë të gjithë punetorët e Telekomit për bashkëpunimin e sinqertë dhe konstruktiv për gjithë kohën sa kemi shërbyer si Bord. Vala është e Kosovës! Me respekt, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19