Di Marzio konfirmon: Ronaldo vet e kërkojë transferin në Juve

Di Marzio konfirmon: Ronaldo vet e kërkojë transferin në Juve

Gianluca Di Marzio ka konfirmuar se ishte vet Cristiano Ranaldo që i ka thënë Real Madridit që e dëshiron transferin në Juventus për 100 milionë euro

Sipas Marcas, agjenti Jorge Mendes është telefonuar për të shkuar në mënyrë emergjente në Madrid për ta takuar presidentin e Los Blancos këtë mbrëmje.

Njeri më i besueshëm i transferëve nga Sky Sport Italia, Di Marzio ka thënë se mesazhi i takimit është se Cristiano Ronaldo e dëshiron kalimin në Juventus dhe dëshiron të largohet nga Bernabeu sa më parë.

Kjo nuk ka të bëj as me rritjen e pagës se tij, ai po kërkon një sfidë të re dhe në një klub të mirë ku mund të përsërit finalen të Ligës se Kampionëve dhe në klubin që e kërkon këtë sukses që nga viti 1996.

Sa për “klauzolën e famshme” që është paraqitur në janar, Sky thotë se më shumë është një marrëveshje xhentëlmene se sa shumë reale, por nga ajo përjashtohen klube si Manchester United, Barcelona dhe Paris Saint-Germain.

Di Marzio ka thënë se Juve tashmë janë jashtëzakonisht të bindur se cdo gjë do të shkojë në të mirë të tyre dhe ata do ta sigurojnë Ronaldon, pasi që edhe Real Madrid ja ka hapur derën atij për largim.

 

 

COMMENTS