Dhjetëra të vrarë në sinagogën e Pensilvanisë

Dhjetëra të vrarë në sinagogën e Pensilvanisë

Ka arritur në tetë persona numri i të vrarëve në Pitsburg të Pensilvanisë, të cilët janë qëlluar në një sinagogë nga i dyshuari i identifikuar si Robert Bowers.

46 vjeçari ka hyrë në sinagogë dhe hapi zjarr duke thirrur “të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin”.Në kohën e sulmit, në sinagogë ishin rreth 100 vetë.

Kur policia u shfaq, Bowers vazhdoi të qëllonte dhe ka plagosur tre policë. Pas shkëmbimit të zjarrit ai u dorëzua dhe aktualisht është në paraburgim.

Zyrtarët nuk kanë publikuar ende numrin e saktë të viktimave, por mediat në shtetin e Pensilvanisë thonë se deri në tetë vetë u vranë brenda sinagogës Tree of Life.

Shkrimet e Bowers në rrjetet sociale janë të mbushura me mesazhe urrejtjeje ndaj. Presidenti Donald Trump shprehu keqardhje dhe tha se Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë ligjet në lidhje me dënimin me vdekje.

Ai tha se njerëzit që kryejnë krime të tilla “duhet të vuajnë me të vërtetë çmimin përfundimtar”, ndërsa shtoi se të shtënat mund të ishin parandaluar nëse kishte brenda një roje të armatosur. Paraprakisht ishte raportuar për katër të vrarë dhe disa të plagosur

 

 

COMMENTS