Detaje nga ngjarja e rëndë në Librazhd, policia mbërriti në banesë para se 53- vjeçari të hidhej nga ballkoni

Detaje nga ngjarja e rëndë në Librazhd, policia mbërriti në banesë para se 53- vjeçari të hidhej nga ballkoni

Zbulohen të tjera detaje sa i përket ngjarjes së rëndë që tronditi dje Librazhdin, kur rreth orës 23:00, Daut Gjokola, 53 vjeç, goditi me thikë bashkëshorten e tij Lule Gjokola, 49 vjeçe duke i marrë jetën, ndërsa më pas u hodh nga kati i katërt i apartamentit ku gjeti vdekjen.

Të dhënat e para tregojnë se 53 vjeçari e ka kryer krimin pas një gjendje depresive të momentit dhe fqinjët thonë se familja Gjokola nuk kishte pasur probleme, madje njiheshin si njerëz të qetë.

Djali i çiftit pasi u fut në banesë ka gjetur nënën në gjendje të rëndë.

Ndonëse u transportua për në spital, 49 vjeçarja nuk i mbijetoi plagëve të shkaktuara me thikë.

Çifti sapo ishin kthyer në banesë pas një shëtitje në pedonalen e qytetit.

Paraprakisht dyshohet se shkak është xhelozia, por do të jenë hetimet që do të zbardhin më tej krimin e rëndë.

Policia ka shkuar në vendin e krimit para se 53- vjeçari të vetëflijohej.

Edhe pse i bënë thirrje të dorëzohej ai hapi derën e ballkonit duke u hedhur nga kati i katërt.

 

COMMENTS