Dështon keq Shpend Ahmeti në Prishtinë, VV ia kalon me 30 mijë vota

Dështon keq Shpend Ahmeti në Prishtinë, VV ia kalon me 30 mijë vota

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina ka qenë befasia e këtyre zgjedhjeve.

E para edhe në Prishtinë në zgjedhjet e gjashtë tetorit ka dalë Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti.

VV ka marrë në kryeqytet 37229 vota, tash kur janë numëruar më shumë se 98% të votave.

E dyta në Prishtinë për nga votat ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 32497 vota. E treta ndërkaq është radhitur PDK e Kadri Veselit me 15469 vota.

Me rezultat të thellë ndërkaq në vend të katërt radhitet koalicioni 100% me kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj.

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, së bashku me AAK-në në kryeqytet kanë marrë 7167 vota. Pas tyre radhitet koalicioni NISMA-AKR-PD me 4676 vota./GazetaExpress

 

COMMENTS