Dëshmia e të afërmit për masakrën në Vlorë: Ridvani ishte i djegur në 75% të trupit!

Dëshmia e të afërmit për masakrën në Vlorë: Ridvani ishte i djegur në 75% të trupit!

Një i afërm i familjeve që u shuan këtë pasdite të premteje nga dora e 24 vjeçarit Rdivan Zykaj ka folur për median, duke dhënë detaje të reja në lidhje me të riun që vrau 8 persona të fisit të tij në fshatin Resulaj të Selenicës.

I afërmi i familjeve Zykaj u shpreh se 24 vjeçari nuk kishte probleme mendore dhe se në tërësi ka qenë një njeri me sjellje të mirë. Familjari jep dhe një detaj në lidhje me jetën e të riut që masakroi 8 veta.

Disa vite më parë i riu ishte djegur në thuajse të gjithë trupin e tij dhe ka qëndruar për disa kohë në spital për t’u rikuperuar. Më pas ka ardhur të jetojë në Resulaj, së bashku me familjen e tij, mamanë, babain, të vëllain dhe motrën.

 “Nuk kemi dëgjuar për probleme. Kanë pasur marrëdhënie të mira, kanë qenë kushërinj me njëri-tjetrin. Mund të ketë qenë ndonjë konflikt i rastit, apo ndonjë depresion i autorit. 

Djali pa probleme, një djalë i mirë, shihte punën e tij me bagëti. Banesat ishin 10 m larg njëra-tjetrës. Viktimat ishin vrarë në distancë 3-4 m nga njëri-tjetri.

Ka qenë një herë i sëmurë ky djali, ka pasur djegie në 75 për qind të trupit, u kurua dhe erdhi. Ka pasur sjellje të mirë, njerëz të mirë, njerëz të nderuar nga të gjithë.”-tha i afërmi./GE

 

COMMENTS