Dërgimi i njeriut në Mars “nuk është ide e mençur”

Dërgimi i njeriut në Mars “nuk është ide e mençur”

Njëri nga njerëzit e parë që ka orbituar hënën thotë se plani për misione në Mars me ekuipazh njerëzor nuk është “një ide e mençur”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Astronauti Bill Anders, pilot në modulin lunar të Apollo 8, fluturakes së parë me njerëz që ka dalur jashtë nga orbita e tokës, tha se dërgimi i njeriut në Mars është “pothuajse qesharake”. Komentet e tij kanë të bëjnë me paralajmërimet e NASA-s se është duke planifikuar mision me njerëz në Mars.

Në një intervistë me Radio 5 të BBC, 85 vjeçari Anders tha se është një përkrahës i madh i programeve pa njerëz, sepse kanë një kosto shumë më të vogël, për të shtuar se përkrahja e publikut nuk do të thotë se NASA do të duhet të financojë misione me njerëz që kanë një kosto të lartë. “Cili është imperativi? Çfarë është ajo që na shtyen të shkojmë në Mars? Nuk mendoj se publiku është i interesuar për këtë”, tha Anders i cili akuzoi NASA-n se është e ngurtë.

“NASA është shndërruar në një program punësimi, shumë nga qendrat janë kryesisht të interesuara për të qenë të zënë me punë, për çka mungon mbështetja e publikut, punëtorët marrin pagën e tyre dhe bëhet rizgjedhja e kongresistit të tyre”, tha ai. Në dhjetor të vitit 1968, Anders bashkë me anëtarët e ekuipazhit Frank Borman dhe Jim Lovell, kompletuan 10 orbita rreth Hënës.

Ekuipazhi i Apollo 8 kaloi 20 orë në orbitë, para se të kthehej në Tokë. Ishte distanca më e largët në të cilën kishte shkuar njeriu ndonjëherë jashtë nga planeti i tyre, që vendosi bazën drejt aterimit historik në Hënë nga Apollo 11 shtatë muaj më vonë.

 

 

COMMENTS