Del në shitje vodka e prodhuar në zonën e katastrofës së Çernobilit

Del në shitje vodka e prodhuar në zonën e katastrofës së Çernobilit

Një ekip hulumtuesish britanikë ka ndihmuar në prodhimin e një vodke pa radioaktivitet të quajtur “ATOMIK” nga drithëra të mbledhura në afërsi të zonës së Çernobilit (Ukrainë), një sipërfaqe e kontaminuar nga aksidenti në centralin bërthamor në vitin 1986, njoftoi sot Universiteti i Portsmouth.

‘’Kjo është pija me përmbajtje alkooli, me shumë vlerë, pasi ajo do të mund të ndihmojë komunitetet që jetojnë brenda dhe përreth zonave të prekura për t’u rimëkëmbur pas incidentit bërthamor’’, pohon pedagogu Jim Smith.

‘’Ekipi gjeti gjurmë radioaktiviteti tek drithërat, por pas procesit të distilimit, i vetmi element radioaktiv ende i pranishëm ishte karboni 14, në po të njëjtin nivel si ai që gjendet në të gjithë pijet e tjera me përmbajtje të lartë alkooli’’, thuhet në komunikatë.

 

COMMENTS