Danimarkë, ishull-“burg” për emigrantët e paligjshëm

Danimarkë, ishull-“burg” për emigrantët e paligjshëm

Danimarka synon të kufizojë azilkërkuesit të cilët janë refuzuar dhe që kanë kryer krime për të jetuar në një ishull të largët jashtë brigjeve, njoftoi qeveria e vendit.

Në ishullin e Lindholm, i cili është rreth një milje e gjysmë nga bregu, do të dërgohen ata që nuk mund të qëndrojnë në Danimarkë, por që nuk mund të dëbohen për arsye ligjore dhe prandaj janë në njëfarë lloj ‘favori’ ligjor.

Masa, e kritikuar ashpër nga opozita, është pjesë e marrëveshjes së koalicionit të qeverisë që përfshin Partinë Popullore të Danimarkës (Dansk Folkeparti), të pozicionuar fort kundër emigrantëve. Formacioni politike e ka festuar shpalljen, duke botuar një karikaturë në mediat sociale në të cilën shihet një burrë me ngjyrë të errët të veshur me rroba muslimane, që është hedhur në një ishull të shkretë. “Të huajt penalë, – lexohet në tekstin që shoqëron videon, – nuk kanë asnjë arsye për të qëndruar në Danimarkë derisa t’i heqim ato, ne do t’i transferojmë në ishullin Lindholm”.

Ky nuk është i vetmi vendim i marrë nga qeveria e udhëhequr nga konservatorja Lars Rasmusen drejt partisë së pakicës të koalicionit të saj, e cila, me disa parlamentarë, ka arritur të bëjë lëshime të mëdha, veçanërisht në çështjen e emigrantëve. Shembull është “paketa geto” e miratuar verën e kaluar, e cila parashikon integrimin e detyruar të aplikantëve të shtetësisë që kërkojnë kurse të gjuhës daneze ose ndalimin e fëmijëve për të udhëtuar në vendet e tyre të origjinës. Ose konfiskimi i mallrave për emigrantët që mbërrijnë në Danimarkë me të cilët mbulojnë një pjesë të shpenzimeve të pritjes. Qeveria Rasmussen, në detyrë që nga viti 2015, ka vendosur të ndryshojë strategjinë e saj: nuk integron më emigrantët, por për t’i pritur ata derisa të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Kësisoj vjen dhe vendimi për të përdorur ishullin Lindholm, i cili deri më tani është përdorur nga instituti veterinar për të kryer eksperimente mbi sëmundjet ngjitëse të kafshëve. Pasi të largohen laboratorët, stallat dhe krematoriumet, autoritetet do të vendosen fjetoret e reja.

Me një shpenzim prej 100 milionë dollarë deri në vitin 2021, ishulli do të jetë i arritshëm. Opozita nuk është dakord, por qeveria këmbëngul në vendimin e saj, duke thënë se “nuk është një burg”.

Emigrantët mund të shkojnë në qytet ose të kthehen sërish në ishull. Por natën do të duhet ta kalojnë atë në ishull, të ruajtur nga policia dhe lidhja detare nuk do të jetë konstante. Shkurt, nuk është burg, por diçka shumë e ngjashme. /shqip

 

 

COMMENTS