Daçiq sillet si paramilitar në OKB – shikoni si ua ngriti zërin Çitakut, britanikëve e amerikanëve Slloba i Vogël

Daçiq sillet si paramilitar në OKB – shikoni si ua ngriti zërin Çitakut, britanikëve e amerikanëve Slloba i Vogël

Ivica Daçiq e ka shfaqur mosdurimin e tij ndaj kosovarëve dhe Perëndimit. Kosovarëve të prirë nga Vlora Çitaku pas debatit në Këshill të Sigurimit ua ngriti zërin ndërsa vendet perëndimore i quajti kolonizatorë, ashtu siç bënte shefi i tij Sllobodan Millosheviq para 2 dekadash

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, Gazeta Express ka raportuar ekskluzivisht për ofendimet që kryediplomati Ivica Daciq ia ka bërë ambasadores kosovare Vlora Çitakut. Më poshtë mund të dëgjoni se cka i tha Daciqi, Çitakut derisa ajo po fliste me përfaqësues të SHBA’së dhe Britanisë së Madhe.

Citaku gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB’së i është përgjigjur Daiciqit për shumë cështje që kanë të bëjnë me Kosovën, e ndër të tjera i ka thënë se “pavarësia e Kosovës është produkt i dekolonizimit”.

Ndërkaq, me një video që e ka publikuar Express, kryediplomati serb ofendon Çitakun, po edhe përfaqësuesit e SHBA’së dhe të Britanisë së Madhe, duke i quajtur ‘kolonizatorë’.

Ai nuk tregon respekt për asnjë në Këshill të Sigurimit, duke bërtitur në gjuhen serbe në selinë e OKB’së në Nju Jork të SHBA’së.

“Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”, thotë Daçiq në serbisht.

Ndryshe, ambasadorja kosovare në një prononcim për Gazetën Express ka shpjeguar prapaskenat e gjithë ngjarjes, kur mbledhja e KS përfundoi.

“Pas seancës së Këshillit të Sigurimit, teksa delegacioni i Kosovës bashkëbisedonte me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Ministri i Jashtëm i Serbisë ndërpreu bisedën me ofendime tëe zhurmshme dhe të përsëritura”, ka thënë Citaku.

Sipas Ambasadores, kryediplomati serb është sjell sikur të ishte në kafene, e jo në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Duke u munduar të më denigroj mua personalisht si dhe Ambasadoren Sahatqija, e posaçërisht miqtë tanë ndërkombëtar, Z Dacië sillej ne selinë e Kombeve te Bashkuara sikur të ishte në kafene. Z. Dacic bën mirë të mendoj pak para se të veproj dhe te kujtohet se nuk është kafe e Shumadisë por ne Këshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara”, ka thënë Citaku.

Ndryshe, sot në Këshillin e Sigurimit, Daçiq akuzoi Kosovën se kanë sulmuar zyrtarin rus të UNMIK’ut në Veri. Çitaku nga ana tjetër tregoi se ai zyrtar rus e ka penguar policinë e Kosovës derisa po kryente një aksion kundër krimit të organizuar në disa komuna, përfshirë këtu edhe ato veriore.

Po ashtu Çitaku kërkoi që të përfundoi mandati i UNMIK’ut, pasi ajo e sheh të paarsyeshëm misionin e tij në Kosovë, pas pavarësisë. Daciq kërkon që UNMIK të qëndrojë sipas rezolutës 1244.

Çitaku i ka denoncuar në Këshill të Sigurimit deklaratat e kryeministres serbe Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se ‘shqiptarët vijnë nga mali’.

 

COMMENTS