Daçiq paralajmëron fillimin e fushatës për tërheqjen e njohjeve nëse nuk ndalet ky veprim nga Kosova

Daçiq paralajmëron fillimin e fushatës për tërheqjen e njohjeve nëse nuk ndalet ky veprim nga Kosova

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, u ka dërguar mesazh politikanëve kosovarë

Daçiq thotë se ka informata që politikanët nga Prishtina po lobojnë te vendet që kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Kjo në mënyrë që këto vende të anulojnë tërheqjen e njohjeve.

Kësisoj, Daçiq thotë që nëse nuk ndalet Kosova, atëherë fushatës do t’ia fillojë edhe Serbia, e sipas tij, do të jetë më e suksesshme.

“Ata po e përdorin këtë situatë për qëllime të tyre. Nëse vërejmë që nuk po e respektojnë marrëveshjen, e po sillen komplet ndryshe, ne do të vazhdojmë fushatën tonë dhe sigurisht që do të jemi më të suksesshëm se ata”, ka thënë Daçiq.

Një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë ishte arritur para takimit me Richard Grenellin që nuk u bë asnjëherë, ku thuhej se edhe Kosova por edhe Serbia do t’i ndalin fushatat e tyre, po ashtu edhe kundër njohjes dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

 

COMMENTS