Cristiano Ronaldo sapo theu tri rekorde historike

Cristiano Ronaldo sapo theu tri rekorde historike

Cristiano Ronaldo ka vazhduar me formën mbresëlënës që prej rinisjes së sezonit në Itali pas pandemisë.

Në ndeshjen vendimtare për titull, kundër rivalit, Lazios, që po luhet në Juventus Stadium, Cristiano realizoi dy gola.

Ai fillimisht shënoi nga pika e bardhë në minutën e 51’, derisa më pas, pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve shënoi për 2-0 në minutën e 54’.

Pas këtyre dy golave, ai ka thyer disa rekorde.

Cristiano Ronaldo u bë lojtari që arrin më së shpejti shifrën e 50 golave në Serie A në vetëm 61 ndeshje, duke thyer rekordin e Andriy Shevchenkos (50 gola në 69 ndeshje).

U bë lojtari i parë në histori që shënon së paku 50 gola në Premier League, La Liga dhe Serie A

Ai theu edhe rekordin si lojtari i parë që shënon 30 e më shumë gola në Ligë në një sezon në Premierligë, La Liga dhe Serie A.

Me këto dy gola, CR7 ka shkuar në kuotën e 30 finalizimeve në Serie A, duke kaluar Ciro Immobilen, raporton Gazeta Express.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19