Covid-19, IKSHKP publikon raportin e fundit për vdekjet dhe të infektuarit

Covid-19, IKSHKP publikon raportin e fundit për vdekjet dhe të infektuarit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 43 raste të reja me Covid 19. Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Ky institucion shëndetësor po ashtu ka bërë me dije se nga virusi kanë vdekur edhe dy kosovarë.

” Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali i Prizrenit).Numri total i rasteve pozitive është 15.663 raste nga 68.463 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes.”

E rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Gjakovë, Kamenicë, Lipjan dhe Vushtrri.

E gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 123 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.359.

 

COMMENTS