Conte në armiqësi me Chelsean

Conte në armiqësi me Chelsean

Raportet në Angli tregojnë se Antonio Conte ja ka bërë të qartë Chelseat se ai ende e konsideron veten trajner të ekipit, pavarësisht se ata janë duke e kërkuar Maurizio Sarrin

Ish trajneri i Kombëtares italiane e ka bërë të qartë sezonin e kaluar se ishte i palumtur në Stamford Bridsge dhe se pret që të largohet këtë verë.

Blues tashmë e kanë identifikuar Sarrin si zëvendësim të tij, por ata nuk janë pajtuar për të paguar një klauzolë të trajnerit tek Napoli, me të cilën skuadër është nën kontrate dhe Chelsea ende nuk e ka prishur kontratën me Conten, transmeton GazetaExpress.

Sipas The Times, një anëtar i stafit teknik të Chelsea i ka thënë lojtarëve që të raportojnë për stërvitje dhe teste të fitnesit këtë vikend për ndeshjet e tyre parapërgatitore.

Conte, megjithatë e ka bërë të qartë se ai nuk dëshiron që të kthehet në skuadër deri të hënën dhe e ka bërë të qartë se ai ende e konsideron vetën në detyrë në këtë skuadër.

Ai nuk do të jap dorëheqje nga pozita e tij, që do ta lente skuadrën nga Premier Liga për t’ia paguar tërë kontratën, si të tij ashtu edhe të stafit.

Sarri është duke pritur për t’u bërë trajner, por Chelsea duket se nuk janë as afër për ti rizgjedhur gjërat si me Conten ashtu edhe me Napolin.

 

 

COMMENTS