CONTE: ISHA AFËR REAL MADRIDIT, POR TASH JAM I PËRQËNDRUAR TEK INTERI

CONTE: ISHA AFËR REAL MADRIDIT, POR TASH JAM I PËRQËNDRUAR TEK INTERI

Antonio Conte do të përballet sonte kundër Real Madridit, ekip që thotë se i kishte bërë ofërtë për ta drejtuar klubin mbretëror.

Por, Conte thotë se është i përqendruar si trajner i Interit.

Ai para gazetarëve tha se nuk është koha se para ndeshjes pikërisht kundër këtij klubi të flitet për kontaktet me madrilienët.

“Tani jam trajner i Interit dhe jam i përqendruar në këtë klub. Ne filluam një projekt që më entuziazmon, krijojmë diçka të rëndësishme. Në të kaluarën unë kisha mundësinë të ulesha në stol te Real Madrid, por tani nuk është koha të flas për këtë. Unë jam mirënjohës për ofertën dhe atë shans. Unë kam qenë vërtet afër Real Madridit për disa momente, tani gjithçka është pas meje”, tha Conte. /Insajderi.com

 

COMMENTS