Çmendet tifozi kroat, e hedh divanin jashtë dritares nga gëzimi pas triumfit të Kroacisë ndaj Rusisë

Çmendet tifozi kroat, e hedh divanin jashtë dritares nga gëzimi pas triumfit të Kroacisë ndaj Rusisë

Një tifoz kroat e ka ngritur në një nivel tjetër festimin pas një triumfi në botën e sportit, duke e flakur divanin nga dritarja nga gëzimi që Kroacia kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Botës pasi e mposhti nikoqirin Rusinë, përcjellë Gazeta Lajm

Kroacia kaloi në mesin e katër ekipeve më të mirë për herë të parë që prej vitit 1998, pas fitores 4-3 në penallti kundër nikoqirit, Rusisë, të shtunën në Sochi, transmeton Gazeta Express.

Denis Cheryshev i kaloi nikoqirët në epërsi me një goditje mahnitëse nga rreth 18 metra largësi, por barazimi i kroatëve nuk vonoi shumë, kur Andrej Kramaric shënoi me kokë nga afërsia pas një krosi të Mario Mandzukic.

Kroacia më pas kaloi në epërsi me anë të Domagoj Vida në kohën shtesë, megjithatë në minutën e 115-të, Mario Fernandes shënoi për ta dërguar ndeshjen në penallti, e cila u takoi kroatëve 4-3 në fund.

Ky triumf i jashtëzakonshëm është festuar në mënyrë të çmendur nga tifozi kroat, i cili siç shihet në videon me poshtë, e hedh jashtë dritares divanin nga ku e kishte shikuar këtë ndeshje. /GE

 

COMMENTS