City dhe United në garë për Iscon, por ka një problem

City dhe United në garë për Iscon, por ka një problem

Manchester United dhe Manchester City do luftojnë për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Real Madrid, Isco.

Pas një sezoni zhgënjyes, Reali është i vendosur të largojë disa prej yjeve të skuadrës, mes tyre edhe fantazisti spanjoll.

Dy ekipet e Manchesterit janë të gatshme të ofrojnë 120 milionë euro për të, të mjaftueshme për ta bindur bordin e Los Blancos.

Por problemi i vetëm qëndron PSG-ja, që dëshiron me çdo kusht ta bind Iscon të bëjë zgjedhjen e duhur, pra transferimin në Francë.

Të tre ekipet janë takuar me përfaqësuesit e Iscos, që kanë ofruar kushtet më të mira për të.

27-vjeçari ka pasur një tjetër sezon të tmerrshëm, duke realizuar tre gola dhe dy asiste në La Liga. /Lajmi.net

 

COMMENTS