Chelsea është skuadra e fundit që ka siguruar kalimin në çerekfinale të FA Cup. Ata kanë arritur një fitore të vështirë kundër Barsleyt, të cilët kanë ditur të tregohen një kundërshtarë i denjë para Bluve të Londrës sonte. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Tammy Abraham.
Chelsea ka arritur një fitore minimale kundër skuadrës së Championshipit anglez, Barnsley, për të kaluar kështu në çerekfinale të FA Cup.
Vendasit u treguan të rrezikshëm pasi që rrezikuan të parët portën e londinezëve në minutën e 11. Callum Brittain ishte shumë afër të shënojë por Kepa arriti që ta presë goditjen e tij duke bërë një pritje fenomenale.
Chelsea do ta rrezikonte për herë të parë seriozisht portën e Barnsleyit në minutën e 20 me anë të Abraham.
Sulmuesi anglez nuk e pranoi si duhet topin dhe u rrezua në zonë. Ai u ankua në penallti por gjyqtari dhe VAR nuk menduan kështu.
Në fund të pjesës së parë, prapë Barnsley rrezikoi dhe prapë ishte Brittain që ju ofruar golit. Goditja e tij përfundoi pak milimetra larg shtyllës së majtë të Kepës.
Callum Hudson-Odoi u tregua tepër i rrezikshëm në minutën e 58-të të ndeshjes derisa Chelsea e fillojë shumë më mirë pjesën e dytë të këtij takimi.
Rastin tjetër të rrezikshëm Chelsea e pati pak minuta më vonë me Rudiger i cili pati një mundësi të mirë afër pikës së bardh të penalltisë, por që goditja e tij përfundojë jashtë.
Dy minuta më vonë do të vinte edhe goli.
Reece James do të bënte një superdepërtim nga krahu i djathtë për të pasuar për Abraham, i cili nuk e pati farë vështirë që të shënonte gol.
Linku i golit: https://streamwo.com/360a8481
Barnsley luajti më mirë në minutat në vazhdim.
Ata ishin shumë afër barazimit në minutën e 78-të me anë të Michael Sollbauer, i cili bëri një goditje nga një pozitë e vështirë por që doli e rrezikshme dhe mund të përfundonte në gol nëse nuk do ta perceptonin mbrojtësit e Chelsea.
Chelsea kështu do t’i bashkohet skuadrave si AFC Bournemouth, Manchester United, Manchester City, Leicester City, Sheffield United, Everton dhe Southampton në çerekfinale të FA Cup.
COMMENTS