Chelsea emocionon të gjithë me këtë video për Fabregasin

Chelsea emocionon të gjithë me këtë video për Fabregasin

Ka përfunduar aventura prej tre vite e gjysmë e Cesc Fabregas te Chelsea.
Mesfushori spanjoll, që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Arsenalit dhe Barcelonës, karrierën do ta vazhdojë në Francë, te skuadra e Monacos.

Francezët, kanë arritur marrëveshje me Chelsean, për transferimin e mesfushorit 31 vjeçar.

Raportet e medieve britanike, bëjnë të ditur se Monaco i ka paguar 10 milionë euro Chelseas për shërbimet e Fabregas.

Në anën tjetër, menjëherë pas zyrtarizimit të lajmit, Chelsea ka përgatitur një video emocionuese, për të falënderuar Fabregasin për angazhimin.

Fabregas, në 138 paraqitje ka shënuar 15 gola për Chelsean në Premierligë, ku ka fituar edhe dy tituj.

 

 

COMMENTS