Chelsea e kërkon Higuain

Chelsea e kërkon Higuain

Ka raporte që Gonzalo HIguain do të kalojë në Chelsea për 60 milionë euro, duke u ribashkuar me Maurizio Sarrin pasi që Juventus do ta blen Cristiano Ronaldon

Sport Mediaset dhe Sportitalia kanë shkruar sot se tregimi i Higuan duket të jetë i vërtetë me mediat e Anglisë që po ashtu besojnë se ky transfer do të ndodh.

Nëse Sarri emërohet trajner, ai do të dëshironte që të kishte mundësi të punonte me Higuain përsëri, pasi që mbetet shok i mirë me të dhe ende shkëmben mesazhe me transferin 90 milionë euro të Juves.

Pipita ka pasur një sezon të mirë gjatë kohës kur menaxhohej nga Sarri në sezonin 2015-16 në Napoli, ku kishte shënuar 36 gola në një sezon.

Ai ka 30 vite, kështu që mund të jetë lojtari i parë që do të largohet nga Juventusi në mënyrë që Juventus të këtë fonde shtesë pas transferit të Ronaldos për 100 milionë euro.

Bianconeri do të kërkojnë 60 milionë euro për argjentinasin.

 

COMMENTS