Chelsea barazon me Valencian, rrezikon kualifikimin

Chelsea barazon me Valencian, rrezikon kualifikimin

Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në ‘Mestalla’ kundër Valencias në udhëtim, duke barazuar 2:2.

‘Blutë’ e Londrës kanë rrezikuar me kalimin tutje në Ligën e Kampionëve, duke mos arritur të marrin më shumë se një pikë ndaj Valencias.

Carlos Soler në minutën e 40’, kaloi Valencian në epërsi 1:0.

Chelsea u rikthye në lojë duke përmbysur rezultatin, me golat e Mateo Kovacic në minutën e 41’ dhe Christian Pulisic, në minutën e 50’.

Daniel Wass, shpëtoi Valencian, kur në minutën e 82’, barazoi në 2:2 rezultatin./Lajmi.net

 

COMMENTS