Çfarë moti do të mbretërojë në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Çfarë moti do të mbretërojë në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Ditëve në vijim mot i ndryshueshëm, me shi dhe diell. Në fundjavë më ftohtë, të dielën edhe ngricat e para.

Një sistem frontal i fushave të presionit të ulët që janë shtrirë mbi Itali, pritet të kalojnë gjatë natës dhe ditën e nesërme mbi rajon, që do të sjellin reshje shiu gjatë natës dhe të enjten orëve të mbrëmjes, bën të ditur Prishtina Weather.

Ndërkohë nga Mesdheu do të depërtojnë rryma të ngrohta ajrore që do të favorizojnë mot të butë dhe temperatura mbi vlera mesatare, ndërkaq ditën e premte do të ketë intervale më të gjata me diell, paralajmëron shërbimi i meteorologjisë.

“Në fundjavë nga veriu i kontinentit do të depërtojë një front i ftohtë, që do të kushtëzojë mot më të ftohtë, kryesisht të vranët dhe me reshje shiu. Në vise malore mbi 1500m priten reshje bore, e me rënie të temperaturave kufiri i borës mund të zbres deri në 1000m”, njofton PW.

Sipas PW, “mëngjesin e ditës së diel parashihet të shfaqen edhe ngricat e para në zona të ulëta. Me qarkullim të mjaftueshëm ajror që parashihet ditëve në vijim, vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e ditën e premte dhe shtunë mund të zbresin edhe në vlera të mira”.

Parashikimi për periudhën 28 nëntor – 2 dhjetor

28.11 – Butë, vranësira dhe intervale me diell. Herët në mëngjes riga lokale shiu. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu.

29.11 – Butë, kryesisht me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

30.11 – Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët dhe me shi. Në vise malore mbi 1500m reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.

1.12-2.12 – Ditën e parë të muajit dhjetor në mëngjes ngrica, e gjatë ditës ftohtë dhe kryesisht me diell. Ditën e hënë, në mëngjes pjesërisht vranët. Ditën vranësirat do të shtohen, e në mbrëmje mundësi për reshje shiu.

Temperaturat e ajrit dy ditëve të ardhshme do të luhaten kryesisht mbi vlera mesatare, me minimale nga 6C deri në 7C, e maksimale nga 13C deri 15C. Nga fundjava do të pësojnë rënie, minimalet do të zbresin edhe deri në -2C, e maksimalet në +7C.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga juglindja dhe jugperëndimi 2-12m/s, e në fundjavë erë mesatare nga verilindja 4-7m/s.

Shtypja atmosferike pasi të zbres nën vlera normale, në fundjavë do të shënojë rritje të theksuar.

 

COMMENTS