Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 8 nëntor;

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shënon “Ditën botërore të planifikimit të Qyteteve”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Social, në të cilën do të behët shqyrtimi i kërkesave të profesionistëve shëndetësor dhe shqyrtimi i projektligjit për Inspektoratin e punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU!, mban konferencë, në të cilën do të publikohet platforma online “Deklarimi i pasurisë”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Sindikata e Zjarrfikësve organizon konferencë, për të informuar lidhur me aplikimin e masave sindikale, riaktivizimin  e protestës. (Zyrat e BSPK-së, ora 11:00)

Studentë të Universitetit të Prishtinës, të përkrahur nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, do ta mbajnë tubim protestues për të kundërshtuar avancimin e një profesori i cili dyshohet për disa shkelje të rënda disiplinore. (Oborri i rektoratit, ora 12:00)

Hapet ekspozita me fotografi dhe mbahet ceremonia e Çmimeve “Wiki Loves Monuments 2018”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 18:00).

 

COMMENTS