ÇELSI I KRIZËS… PA CORONA VIRUS

ÇELSI I KRIZËS… PA CORONA VIRUS

Shkruan: Kadri Gërvalla

…Tash veç ka ra Qeveria, na pelqeu apo jo, kjo është realitet.

Si duket pasqyrimi i një realiteti të ndodhur, nuk mund të përputhet me vet realitetin.

-Megjithatë, pasqyrimi i realiteteve pas votimit me 85, vota për largimin e kësaj qeveria, tregon edhe fuqinë politike të forcave tjera përmes ballafaqimit me mendimin demokratik.

Natyrisht, opinioni publik, e ka kuptuar të shpejtë këtë veprim por duhët kerkuar çelsin për t´dalë nga kjo situatë.

-E para, Qeveria Kurti, e ka humbë pushtetin politik, kjo veq tash ka ndodhë, prandaj duhet që sa m´ parë, ta kuptoi edhe vete Kryminisrtri i shkarkuar z-Kurti.

Veq pushtetit politik, edhe fuqia politike dobsohet prandaj, vazhdimi e qeverisjes, marrëja e pergjegjësive, vendimve, obligimve shkon duke u zbehë në kohë narmale.

-E dyta, krijmi i opinonit publik, se humbja e pushtetit, sjellë fuqin tek votusit, kjo nuk garnton, pasi që bindja politike e nje lideri dhe programi qeveritar ka raste, kur shperputhën.

Prandaj, zgjedhëjet e reja nuk e sigurojnë fitoren e partis që qeverisi më pak se dy muaj.

E treta, në politikë dhënia e këshillave dhe zbatimi i politikave dallojnë në zbatushmëri.

Tash kemi një situatë të re, ku dhenja e këshillave kerkon ligjeshmëri për te ecur tutje.

I pelqeu dikujt apo jo, gjithëqka, u sqarua më 25 Mars,pasi u votua më 85 vota për, 32 kundër dhe një abstenim.

Shkuarja e qeverisë Kurti, formimi i një qeverie tjeter, ndoshta mund të jetë edhe Çelsi i krizës… pa corona virus.

 

COMMENTS