Capital T dhe Majk bashkojnë forcat sërish

Capital T dhe Majk bashkojnë forcat sërish

Një tjetër super bashkëpunim do t’i shtohet rep skenës shqiptare.

Bëhet fjalë për reperët Majk dhe Capital T, të cilët janë bërë bashkë për një projekt muzikor.

Ishin vetë artistët që përmes rrjeteve sociale bënë të ditur lajmin.

Ky projekt nuk është i pari për dyshen e famshme. “Asnjoni” titullohet kënga e parë që bashkoi artistët në vitin 2012, për t’u kthyer sërish bashkë në vitin 2018 me këngën “Pasha jetën”./GazetaExpress

 

COMMENTS